HBO më në fund u përgjigjet fansave që nisën peticion për ta ri-xhiruar sezonin e tetë të Game of Thrones!

By

Platforma gjigante televizive HBO, më në fund u është përgjigjur fansave të cilët krijuan një peticion që u bë viral, ku kërkohet ri-xhirimi i sezonit të tetë të serialit Game of Thrones, pasi që atyre nuk iu ka pëlqyer fundi!

Image result for game of thrones

“Ka shumë, shumë telashe kur krijon një serial kaq të popullarizuar, dhe kur e përfundon ka shumë njerëz që japin opinione se si do duhej të kishte mbaruar. Ky peticion tregon entuziazëm dhe pasion për serialin, por nuk është diçka që do e marrim seriozisht në konsideratë”, ka thënë Casey Bloys, njëri nga shefat e HBO për revistën The Variety.

Kështu që, peticionin mund ta kenë nënshkruar me miliona njerëz, por s’do të merret parasysh!

Artikuj të ngjashëm