Ka tash e një kohë që përmendet e pritet bashkëpunimi mes Noizyt dhe Dafina Zeqirit.
Pas disa fotografive të përbashkëta së fundmi, një tjetër sinjal se kënga është gati për t’u publikuar, ka ardhur.
Vetë reperi, ka ndarë një sekuencë të shkurtër në rrjete sociale në të cilën shfaq refrenin e interpretuar nga ai.
Ndonëse nuk ka ende një datë, pritja për duetin që po pritet me të madhe, supozohet që do marrë fund shumë, shumë shpejt! /Prive.al