Dua Lipa e përfundoi aventurën e saj në Kosovë.
Këngëtarja shqiptare qëndroi për dy ditë në Prishtinë pasi performoi në hapjen e festivalit Sunny Hill të mbajtur në parkun e Gërmisë.
Sot, artistja që ka arritur vëmendje të madhe në botë, është nisur nga Prishtina për të qenë pjesë e festivalit ‘SZIGET’ në Budapest të Hungarisë.
Dua postoi një foto në instastory me anë të së cilës dokumentoi nisjen.
10 gushti – nata e parë e Sunny Hill Festival do të mbahet mend gjatë pasi Dua arriti të krijojë një atmosferë ‘bombastike’ ku të pranishëm kanë qenë mijëra njerëz./Prive.al