Festës me rastin e Natës së Shtrigave në fundjavë i është bashkuar edhe këngëtarja nga Prishtina me famë botërore, Dua Lipa.
Lipa, e cila ka rastisur të jetë në New York bashkë me miqtë e saj për Halloween nuk ka zgjedhur të vishet nën petkun e një personazhi të caktuar por falë efekteve në grim, pa shumë komplikime ajo ia ka qëlluar të duket e frikshme.
E veshur me një fustan të bardhë të spërkatur me ngjyrë të kuqe si efekt gjaku dhe një kurorë mbi kokë, Dua ka ‘tmerruar’ ndjekësit në rrjetin social Instagram. /Prive.al/