A do ta shohim Sonin me fustan të bardhë?! (VIDEO)

By

Këngëtarja e njohur Soni Malaj ishte këtë të Shtunë në Prive në një intervistë me gazetarin Vlorijan Halili ku shpalosi shumë detaje.

Malaj foli për projektin ‘Për vete më mbaj’ dhe planet për të ardhmen por anash në intervistë nuk u la as pjesa e jetës private, shumë e komentuar së fundmi në media.

E pyetur nga gazetari Vlorijan Halili, Soni deklaroi se nuk planifikon ta shohë veten sërish në fustan të bardhë meqenëse kjo ide i duket e tejkaluar.

Por si qëndrojnë planet për shtimin e familjes?! A planifikon këngëtarja e shumë hiteve t’i bëj motër apo vëlla Annas së vogël me personin e zemrës, Klevin?! Detajet ju sjell materiali i mëposhtëm. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm