Dua Lipa thyen një tjetër rekord!

By

Të gjithë ne po jetojmë në botën e Dua Lipës. Ajo arriti që të shkëlqejë gjithë këto vite që ka prezencë në industrinë e muzikës.

Ajo sapo theu një tjetër rekord pikërisht në botën e muzikës.

Dua ka fituar plot 3 çmime mjaft të rëndësishme në “Global Awards 2021” . Për shkak të masave kundër Covid-19, ky event nuk u mbajt në një sallë, por fituesit u shpallën online. Dua rrëmbeu çmimet kryesore si: “Best Female”, “Best British Act” dhe “Most Played Song of the Year”. Dua Lipa është artistja e parë e të gjitha kohërave që ka fituar kaq shumë çmime në këtë event, me një total prej 6 çmimesh.

Së fundmi është bërë e ditur se artistja me origjinë shqiptare u nominua në 4 kategori në “Billboard Music Awards 2021”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm