Dua Lipa ‘shpërthen’ me këngën e re

By

Ditën e djeshme, këngëtarja Dua Lipa publikoi videoklipin e ri të ‘Neë Rules’, një prej krijimeve muzikore që është pjesë e albumit të parë të saj.

Filmuar nga Henry Schofield në një prej hoteleve në Miami Beach, këngëtarja la pa fjalë me vizuelizimin.

Në një projekt që i përshtatej fabulës së këngës, duke vënë në pah fuqinë femërore të përfshirë pa dallime racore, Dua shkëlqen me ‘bandën’ e saj të vajzave përkrah.

E duket se niveli tjetër i videoklipit dhe këngës është reflektuar edhe në sukses.

Pa mbushur 24 orë të plota nga publikimi, në Youtube kënga ka arritur të grumbullojë dy milionë shikime, shifër rekord për senzacionin e muzikës pop që po njeh vetëm ngritje në karrierë.

Krahas komenteve nga fansat dhe performancës së shkëlqyer në klikime, ‘Neë Rules’ ka marrë edhe vëmendjen e mediumeve si Billboard, Rolling Stone e Daily Mail të cilat kanë komplimentuar këngëtaren nga Prishtina.

Me trendin e dy viteve të fundit, definitivisht duket se ngjitja e majës për Lipën tashmë mund të thuhet pa drojë se është çështje kohe (madje e periudhës së shkurtër). Ne presim me padurim, teksa dëshmojmë shkëlqimin e saj hap pas hapi! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm