Dua Lipa shpërndan fjalimin e Edi Ramës në Këshillin e Evropës

By

Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, drejtuar Këshillit të Evropës, po vazhdon të duartrokitet akoma, sidomos politikanët dhe në përgjithësi fytyrat publike kosovare.

Madje, fjalimi që nga shumë u cilësua si historik, mori edhe zemrën e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Lipa, i ka shpërndarë të parit të qeverisë shqiptare videon e publikuar nga fjalimi i mbajtur në KiE.

Video e shpërndarë nga Dua Lipa në llogarinë e saj të Instagramit.

“Më lini të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e postimit duke e etiketuar Ramën.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i hitit “Levitating” shfaq hapur pikëpamjet e saj mbi situatën politike në Kosovë.

Në edicionin e fundit të festivalit “Sunny Hill” që e organizon i ati i Duas, Dukagjin Lipa, ishte përzgjedhur një kampanjë kushtuar liberalizimit të vizave për Kosovën që u emërua si “Set me free”, apo në shqip “Më lini të lirë”.

Gjatë fjalimit në KiE, Edi Rama ka kërkuar rishikimin e raportit të Dick Martyt, ndërsa i ka shpallur të pabaza akuzat për trafikim të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.

Përndryshe, Dua Lipa dhe familja e saj, njihen për marrëdhëniet e shkëlqyera me politikanët e Shqipërisë, në veçanti me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Artikuj të ngjashëm