Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e popullaritet botëror, Dua Lipa, pos për muzikën e saj unike, njihet edhe për krenarinë e madhe që ndjen për origjinën e saj shqiptare.
E së fundmi, një video e saj duke folur në gjuhën shqipe është bërë virale në mediat sociale – artistja ishte e ftuar në rubrikën ikonike të Vogue, ‘What’s in my bag’.
Lipa shihet e ulur në një divan, derisa prezantohet në shqip.
“Hey Vogue. Unë jam Dua Lipa, dhe qe çka kemi në çantë”, thotë ajo pos tjerash.
Ndiqeni videon e mëposhtme për më shumë detaje.