Dua Lipa pezullon një projekt të kushtueshëm si pasojë e konfliktit në Gaza

By

Dua Lipa ka pauzuar një video muzikore të shtrenjtë pasi e konsideroi atë si shumë të pandjeshme për t’u lansuar gjatë konfliktit të vazhdueshëm në Gaza.

Edhe pse qindra mijëra dollarë u shpenzuan për videon, ajo u pa si shumë e pandjeshme, që përmbante skena të grindjeve të turmave të mëdha, përplasje makinash, prishje, shpërthime dhe fishekzjarre, raporton The Sun.

Lipa e filmoi videon në shtator – përpara pushtimit të Hamasit më 7 tetor – për të mbështetur albumin e saj të tretë në studio. Pas një sërë takimesh me ekipin e saj drejtues, u mor vendimi për tërheqjen e videos.

Një person i brendshëm i projektit tha se “në zemër videoja ishte lozonjare, por përmbante tema të kaosit”.

Në vend të këngës pa emër, këngëtarja fituese e Grammy publikoi “Houdini” në nëntor. Kënga u shoqërua nga një reklamë më e qetë, me klipe të Lipës duke kërcyer vetëm në një studio të prerë me sekuenca të vallëzimit të saj me turma të mëdha burrash.

Lipa iu drejtua konfliktit në Lindjen e Mesme në tetor, duke postuar: “Çdo ditë që kalon, zemra ime dhemb për popullin e Izraelit dhe Palestinës. Dhimbje për jetët e humbura në sulmet e tmerrshme në Izrael. Dhimbje ndërsa dëshmoj vuajtjet e paprecedentë në Gaza, ku 2.2 milionë shpirtra, gjysma e tyre fëmijë, durojnë vështirësi të paimagjinueshme. Për momentin, shpresoj dëshpërimisht për një armëpushim në Gaza dhe u bëj thirrje qeverive të ndalojnë krizën në zhvillim.”

Albumi i ri i këngëtares “Levitating” është planifikuar të dalë në vitin 2024. Ajo së fundmi i tha Jimmy Fallon se albumi ka një “vibrë psikodelike-pop”.

Artikuj të ngjashëm