Dua Lipa: Përmes ‘Kështjellës’ së Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve

By

Këngëtarja e famshme gjithandej globit, Dua Lipa, së fundmi ishte e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Booker Prize 2022”.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Gjatë një fjalimi të mbajtur në “Roundhouse” në Londër, artistja ka vlerësuar shkrimtarin Ismail Kadare, duke e specifikuar edhe librin e tij “Kështjella”.

“Kur kam qenë e re, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ‘Kështjella’ e Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës”.

“Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, ka shtuar ajo, njofton Klankosova.tv.

Pos tjerash, ylli i hitit “Levitating” ka folur në tërësi rreth leximit të librave dhe rëndësisë që ata kanë për të.

“Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Sot, angazhimet e turneut më çojnë në të gjithë globin dhe jeta është shpesh e tensionuar. Ndonjëherë vetëm për të mbijetuar, dhe në këto momente, janë librat ata që më qetësojnë”, ka thënë Lipa.

Çmimi kryesor u fitua nga autori i Sri Lankas, Shehan Karunatilaka, për romanin e tij “The Seven Moons Of Maali Almeida” dhe u prezantua nga Mbretëresha Camilla.

Artikuj të ngjashëm