Dua Lipa ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjiozen “Financial Times”, ku ka rrëfyer ndër të tjera detaje rreth jetës së saj private dhe personale.
E pyetur për vendin që mezi pret të kthehet, këngëtarja e famshme ka përmendur Shqipërinë, ku dhe kaloi pushimet verën e kaluar bashkë me familjen dhe miq të saj.
“Një vend ku mezi pres të kthehem është Jugu i Shqipërisë. Isha për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm. Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende”, ka thënë Dua.
Dua tregoi gjithashtu dhe muzën e saj të stilit, shkruan abcnews.
“Ikona ime e stilit është Kristen McMenamy. Fushata e saj Versace e vitit 1993 më frymëzoi për videon e “Neë Rules” . Unë kam bërë miq me Kristen tani, dhe ajo është po aq e mrekullueshme në jetën reale. Ajo pëlqen të kërcejë, ajo është vetëm një top i madh i ndritshëm drite.”, tha ajo.
26-vjeçarja foli gjithashtu dhe rreth hobeve të saj, teksa shtoi se është një koleksioniste e filxhanëve të çajit.
“Kam një koleksion të madh të filxhaneve. Kohët e fundit isha në një aeroport në Helsinki ku ka një dyqan Moomin plot me filxhanë, dhe u ndjeva sikur kisha nevojë për secilën prej tyre. Më kujtohet se kam blerë një të tillë në udhëtimin tim të parë në Stokholm. Më pëlqen një filxhan me përmasa shumë të mëdha, sepse më pëlqen çaji im”, ka thënë ajo.
Dua Lipa nuk la pa përmendur dhe preferencat e saj në ushqim.
“Në frigoriferin tim, do të gjeni një koleksion të gjerë salcash të nxehta. Unë jam shumë e mirë për erëza në përgjithësi: dua të kem gjithçka, nga majonezë vegan, majonezë normal e deri te salca me nenexhik. Në thelb, unë jam një “vajzë e guximshme”. Dhe pastaj është një pastë specash ballkanike e quajtur Ajvar, e bërë nga speca të copëtuar, e cila është gjithashtu e shijshme.”, thotë Dua.