Dua Lipa mërzitet, e ka një problem me të dashurin (FOTO)

By

Angazhimet e të dyve, bëjnë që jo në të gjitha momentet ta kenë pranë njëri tjetrin.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa, ka mall për të dashurin e saj, këngëtarin Paul Klein.

Dyshja që gjatë verës e bënë publike lidhjen e tyre, kanë dëshmuar që janë shumë të dashuruar në njëri tjetrin ngase shpesh i kemi parë bashkë e të përqafuar e madje edhe në pushime në Itali.

Dhe vjen një çast si ky, që këngëtares aq shumë i mungon i dashuri, sa ka publikuar një kolazh fotografish të dyshes bashkë, duke i vënë përshkrimin: “Po më mungon”.

Ndërsa Dua, përveç këtij malli për të dashurin, nga ana profesionale është mjaft e kënaqur, ngase vetëm dy ditë më parë ajo ka fituar BBC Teen Award. /Prive.al

Missing you

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Artikuj të ngjashëm