Talibanët kanë marrë nën kontroll Afganistanit, dhe ndonëse miliona njerëz janë zhvendosur nga konflikti, gjendja vazhdon të jetë për jetë a vdekje.
Dua Lipa së fundmi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, shfrytëzoi platformën gjigante për të bërë thirrje.
Ndërsa ngjarjet globale marrin një kthesë kërcënuese këtë javë, buletini më i fundit @service95 vë në dukje katastrofën e vazhdueshme në Afganistan, sepse fatkeqësisht, siç na kujton aktivisti Amed Khan (@ak816 ) i njohur si Rescue Man, kriza nuk mbaroi kur vendi u largua nga kryetitujt e mediave”, shkruan ajo në postim teksa ka ndarë edhe një shënim.
Ajo bën thirrje që qeveritë e botës të zgjatin dorën dhe të dërgojnë ndihmë në Afganistan. /Prive.al