Ajo u mori hovin në famë “New Rules”, që ishte një këngë me një tekst i cili u jepte mesazh vajzave që të mos kthehen më me ish të dashurit e tyre, e të lëvizin përpara me jetë.
Por 22 vjeçarja Dua Lipa, ka treguar se dashuria e vërtetë i thyen ato rregulla, pasi është parë duke u përkëdhelur me ish të dashurin e saj Isaac Carew, në Londër gjatë së mërkurës.
E fotografuar me të dashurin e saj të pashëm, Dua po shkëlqente nga dashuria.
Hitmejkerja e këngës IDGAF, kishte veshur një “bralet” të kombinuar me zinxhirë të hollë prej ari, e me një palë pantallona prej lëkure dhe një xhaketë jeans.
Fotografitë e tyre bashkë, vijnë muaj pas ndarjes me Paul Klein me të cilin Dua u lidh gjatë verës së kaluar e u nda në Janar. Këto imazhe dëshmojnë se romanca e tyre, është goxha e qëndrueshme. /Prive.al