Ngjitja e saj e shpejtë në karrierë ka ndikuar në një agjendë tejet të ngjeshur të Dua Lipës.
Koncertet që po shtohen çdo ditë e më shumë, një jetë mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të krijojnë përshtypjen se Dua nuk ka kohë për pothuajse asgjë.
Megjithatë, këngëtarja nga Prishtina po ia del të menaxhojë kohën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ajo shihet shpeshherë përkrah familjes, e edhe të dashurit. Në një prej fotove të ndara me ndjekësit në Instagram, Dua shihet përkrah personit të zemrës në shtrat.
Modelja ka konsoliduar një lidhje të fortë me modelin britanik Isaac Carew i cili pos si model në rrjete sociale po e bën ‘kërdinë’ edhe me talentin e tij në fushën e kulinarisë. /Prive.al/