Dua Lipa, e ‘ashpër’ me të dashurin! (FOTO)

By

Pa dyshim se të gjithë ne, të paktën një herë jemi ndjerë të injoruar nga personi përballë i cili fokusin e ka pasur në telefon.

Në një epokë kur pashmangshëm po lidhemi çdo herë e më shumë me internetin dhe botën virtuale, këto përvoja po shpeshtohen.

Në diçka të ngjashme ka hasur edhe Dua Lipa e cila është injoruar pak nga i dashuri i saj, modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew.

Momentin e përqendrimit të vëmendjes në telefon e ka ‘kapur’ ylli me origjinë nga Prishtina që në Snapchat i ka dhënë një urdhër të dashurit të saj.

‘Më shiko mua, lëre telefonin’ – ka shkruar në formë të prerë Dua.

Se si mundet një femër e tillë të injorohet për ca minuta në rrjete sociale, këtë mund ta tregoj vetëm Isaac! /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm