Dua Lipa dëshmon se getet e shqyera nuk kanë pse të jenë emergjencë mode

By

Është një incident që ndodh shumë shpesh: kombinon minifundin tënd të preferuar më një palë gete që sapo i bleve dhe…vëren që ka ikur një fije e që më vonë rezulton në një shqyerje përgjatë gjithë këmbës – për të cilën mamatë tona na e kanë ngujuar në kokë që është tejet e pahijshme për një zonjë!

E për të bërë kontroll dëmi, ne gjithnjë ose kemi blerë një palë ekstra, ose kemi vrapuar tek dyqani dhe jemi bërë vonë ose edhe kemi marrë një palë me vete në cantë sepse…eh si dihet!

Por një shqyerje në geta në fakt nuk duhet të jetë aspak shqetsuese për ne. Këngëtarja Dua Lipa qëllimisht i vesh ato!

Një veshje e kombinuar me gete të shqyera është përqafuar nga këngëtare si Courtney Love madje edhe nga dizajnerë të famshëm si Alexander Wang dhe Dua Lipa vetëm po e vazhdon një ideologji të tillë.

Image result for courtney love ripped tights

Burimi: Vogue.com

 

Artikuj të ngjashëm