Koha e keqe u bë shkak që këngëtarja Dua Lipa, të mos shfaqej pranë publikut të saj në Abu Dhabi.
Frymë e shi kanë bërë që koncerti i saj të anulohej në vendin ku ishte paraparë të mbahej.
“Jam shumë e mërzitur t’ju njoftoj se për shkak të kushteve të këqija të kohës, koncerti në Louvre të Abu Dhabit është anuluar”.
Ndonëse këngëtarja kishte shumë dëshirë të performonte, ajo e ka anuluar koncertin duke shpresuar të kthehet përsëri në këtë vend.
“Me të vërtetë doja të këndoja e të kërceja për ju. Me shpresë, do të kthehem shumë shpejtë sërish”, ka shkruar Dua në Instagramin e saj. /Prive.al