‘New Rules’ është kënga më e sukseshme që ka kënduar një shqiptare.
Përpos që ka regjistruar mbi 745 milionë klikime, ka marrë pjesë në programet më të shikuara në botë.
Suksesi i kësaj kënge është parë edhe tek top listat më të rëndësishme.
I fundit sukses i Dua Lipës është në Billboard Hot 100, ku ‘New Rules’ radhitet e 15-ta.
Ky është projekti i parë nga artistë shqiptarë që klasifikohet kaq lartë.
Në të njëjtën listë, përkatësisht në vendin e tretë ishte dhe Rita Ora para disa vite por si e ftuar në projektin ‘Black Widow’ të Iggy Azalea./Prive.al