Këngëtarja Dafina Zeqiri që gjithashtu pritet nga dita në ditë të befasojë në tregun ndërkombëtar, kësaj rradhe nuk ia doli për të qenë në Grammy.
Evenimentin e madh, këngëtarja e përcolli në Amerikë përmes televizorit.
E duket se kjo ka bërë që Dafina të jetë në rrjedha edhe për paraqitjen e dy shqiptareve, Duas dhe Elvanës në tapetin e kuq të eventit.
Në rrjete sociale, po qarkullon një fotografi ku shihet komenti i Dafinës në zgjedhjen mes dy këngëtareve shqiptare.
Dua, të cilën shpesh Duffy e quan ‘motër gjaku’ në fotot përkrah saj kur e takon në koncerte, ka qenë zgjedhja e Zeqirit.
Ndryshe,paraqitja e Elvanës, falë modelit e materialit të fustanit u komentua shumë.
Dikush e komplimentoi, e të tjerë e kritikuan por duket se tentativa e këngëtares së ‘Njësoj’ nuk ka qenë brenda preferencave të Dafinës. /Prive.al/