“Ajo”, ishte kënga e parë e Getinjos me të cilën ai u bë shumë i njohur për publikun.
Por, se ajo ishte më shumë se vetëm një këngë, këtë Getinjo e pati treguar vetë në rubrikën “5 data” në “Prive”.
Kjo këngë ishte e bazuar në ngjarje të vërtetë, që i kishte ndodhur atij gjatë periudhës së adoleshencës.
Getinjo ishte dashuruar me një vajzë, me të cilën pas pak kohe e kuptoi se po prisnin një fëmijë.
Por, jo gjithçka shkoi mirë, vajza dhe Getinjo i prishën raportet, teksa ky i fundit është shprehur se ka informacion se ajo ka abortuar, ka ikur jashtë vendit me familjen e saj dhe nuk e ka takuar më kurrë, përcjell Klankosova.tv.
“Kemi gabuar, s’mund të themi se nuk kemi gabuar, se me kast e kemi bërë. Kënga është 100 për qind e bazuar në ngjarje të vërtetë. Këtë e dinë edhe shokët e mi të ngushtë. Ata bëjnë hajgare shpesh me mua për këtë punë, sepse atë çikën nuk e kam parë kurrë më. Është larguar me gjithë familjen jashtë vendit”.
“Informacionin që unë e kam marrë është se ajo ka abortuar. E tash shokët gjithë më ngacmojnë që paramendo tash vjen një fëmijë edhe të thotë ‘hej babi, këtu jam, ty të kam babi”, është shprehur ai.
Getinjo e ka përshkruar edhe procesin e publikimit të këngës, për të cilën ai u shpreh se ka ndodhur pa pëlqimin e tij, përcjell Klankosova.tv.
“E kam pas bërë një këngë, e kam treguar gjithë storien që më ka ndodh me të, edhe e kam bërë vetëm për t’ia dërguar asaj, nuk e kam bërë me e vendosë diku, sepse më vinte marre ta dëgjonte dikush. Kënga ka dalë pa pëlqimin tim dhe u bë e madhe. Krejt Ferizaji u infektua me këtë këngë”, ka thënë ai.
Tutje, reperi i njohur ka treguar edhe për vështirësitë financiare gjatë periudhës kur vendosi ta realizonte videoklipin e këngës “Ajo”.
“Vendosa me ia bë klipin me plot mundime, se kam qenë ‘broke’ në atë kohë edhe e kam bërë në Maqedoni klipin edhe e kam publiku, i kam bërë 1 milion klikime për një kohë shumë të shkurtër. Do të thotë suksesi im i parë me një këngë që ka dalë pa dashje, eci mirë”, është shprehur tutje Getinjo.
Kjo është kënga “Ajo”, të cilën Getinjo ia kushtoi vajzës me të cilën prisnin një fëmijë: