Celine Dion do të flasë për betejën e saj shëndetësore në një dokumentar të ardhshëm.
Pak para publikimit të dokumentarit, në një intervistë gazetarja Hoda Kotb zbuloi se këngëtarja pothuajse vdiq në një moment, mes betejës së saj me “sindromën e njeriut të ngurtë”, një çrregullim i rrallë neurologjik.
“Ishte aq tronditëse për mua dhe prekëse, sa nuk mund ta besoja atë që ata ishin në gjendje të kapnin në atë dokumentar”, tha Hoda.
“Celine Dion në një moment, ajo tani është shumë më mirë, por në një moment ajo pothuajse vdiq”, shtoi Hoda.
“I Am: Celine Dion” do të jetë i disponueshëm për t’u transmetuar në Prime Video më 25 qershor.