Një dokumentar për jetën e Paris Hilton është në proces, në të cilin trashigimtarja tregon të vërteta të padëgjuara për jetën e saj.
Në këtë dokumentar Paris mes tjerash tregon për abuzimin psiqik që përjetoi si adoleshente në shkollën në Utah.
“Askush nuk e di kush jam me të vërtetë”, thotë ajo. “Diçka ka ndodhur në fëmijërinë time, për të cilën nuk kam mundur të flas me askë. Ende kam ankthe të natës lidhur me këtë fakt.”
Në përshkrimin e dokumentarit thuhet: “Paris shpalos të kaluarën që fshihet pas personës së saj publike. Ajo konfrotohet me traumën që e bëri të harrojë kush është. Ky portretizim i thellë, është historia e vërtetë e vajzës adoleshente që tentoi të ikë në një botë imagjinare dhe hedh dritë në kulturën e insta-fame, që Paris ndihmoi të krijohej.”
Projekti është iniciativë e regjisores Aleksandra Dean dhe është produksion i Industrial Media’s The Intellectual Property Corporation (IPC).
Në një paraqitje në emisionin “The Talk” Hilton tha se filmimi i dokumetarit ishte një përvojë shumë teraupetike.