Dojna Mema dhe Vlashent Sata po bëhen gati të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.
Çifti po bëhen prindër të një djali të cilën e zbuluan me anë të një postimi në Instagram.
“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi Minecraft, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!” – shkruan Dojna në videon ku shfaqet me Vlashentin duke zbuluar gjininë e bebit.
Moderatorja zgjodhi ta bëjë publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pak muaj më parë, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë. /Prive.al