Nuk është rival me moshatarët e tij pasi ai po i sfidon këngëtarët e rinjë duke përfshirë këtu edhe birin e tij. As hip-hop artistët e as këngëtarët e rinjë të rrymave tjera, nuk po janë kaq produktiv sa ka qenë edhe është këto vitet e fundit këngëtari i madh i muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.
Përveq mbrëmjeve dhe koncerteve të shumta brenda dhe jashtë vendit, axha Sabri po sjellë edhe krijime të reja muzikore.
Në fund të Marsit apo në fillim të prillit, ai do të publikoj këngën më të re të titulluar “Do të bëhet mirë”.
Kënga është shkruajtur nga Yll Limani, muzika dhe orkestrimi janë të Florent Boshnjakut derisa videoklipi nga Imagine.