Djali nga Deçani zgjidhet mister Zvicra (FOTO)

By

Shqiptarët po vazhdojnë të shkëlqejnë në çfarëdo fushe në të cilën bëjnë pjesë.

Krahas emrave të njohur në art që po bëjnë historinë, djemtë e vajzat e Kosovës nuk po na lënë keq as në konkurse bukurie.

Suksesi i fundit është shënuar mbrëmë kur Lirim Ramosaj nga Carrabregu i Deçanit është shpallur si më i bukuri i Zvicrës në pjesën e Romandisë, që përbën zonën frëngjisht-folëse të Zvicrës perëndimore me 25% te popullsisë që jeton në këtë regjion.

23 vjeçari që është marrë edhe më herët me modelizëm nuk është i pari që fiton këtë çmim për faktin se edhe vitin e kaluar, një tjetër djalë nga Kosova triumfoi duke u zgjedhur mister Zvicra. /Prive.al

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, suit and text

Artikuj të ngjashëm