Brooklyn Beckham është marrëzisht i dashuruar me bashkëshorten Nicola Peltz, madje do të marrë edhe mbiemrin e saj.
Dyshja, e cila u martua më 9 prill në Miami, njoftoi fejesën e tyre në vitin 2020. Tani raportohet se djali i David dhe Victoria Beckham është gati të ndryshojë emrin e tij në Brooklyn Joseph Peltz Beckham.
“Brooklyn është kokë e këmbë i dashuruar në Nicola – kjo është një shenjë e madhe e përkushtimit të tij ndaj saj dhe dashurisë së tij për të”, tha një burim për The Sun.
Ai i ka dedikuar asaj edhe tatuazhe, siç janë për shembull sytë e saj të vizatuar në shpinën e tij.
Për të mos harruar, zogjtë e dashurisë gjithashtu mbajnë dhëmbin e pjekurisë së njëri tjetrit të veshur me ar.
“Mamaja ime kishte dhëmbin tim të pjekurisë në dollapin e saj. Kështu që unë bëra të njëjtën gjë për të. Ai mban timin dhe unë të tijin”, tha Nicola në 2021. /Prive.al