Javë më parë u bë publik lajmi se këngëtari Meda i cili momentalisht është i ati i Aldionit, Lorisit dhe Rejhanës pritet të bëhet baba përsëri edhe atë qysh pranverën e vitit të ardhshëm.
Familja zë një vend mjaft të veçantë si në zemrën e këngëtarit ashtu edhe në kohën që ai i zgjedh t’i kushtojë atyre pavarësisht angazhimeve të shumta muzikore që ka.
I ftuar këtë javë në emisionin Prive këngëtari dha detaje mjaft interesante sa i përket jetës së tij private dhe publike.
Se çfarë dëshire ka Meda për gjininë e fëmiut të ardhshëm dhe si ka menduar ta pagëzoj atë?
Këto dhe shumë përgjigje të tjera do ti kuptoni në storien e përgaditur nga gazetarja jonë Maki Bajrami. /Prive.al/