Ylli Kim Kardashian ndonjëherë vuan nga ankthi – dhe u shqetësua shumë se do ta dëshpëronte gurun e modës Thierry Mugler.
Kim Kardashian tha se pjesëmarrja e saj në eventin e modës Met Gala ishte po aq anksioze sa dita e saj e dasmës.
Ajo thotë se gjithmonë ndjen shumë presion në eventet elitare dhe foli hapur për shqetësimet e saja.
Ajo thotë se dëshpërimisht nuk donte ta zhgënjente stilistin Thierry Mugler.
“Kjo ndoshta është aq shumë shqetësuese sa martesa ime. Unë nuk e di pse isha aq nervoze për Met Gala”, thotë Kim. “Thjesht e dija që aty do më fotografonin nga cdo kënd i imi. ”
“Ishte një përgjegjësi e madhe për mua sepse ai [Thierry Mugler], pasi i kthye pas 20 vjetësh për të dizajnuar, dëshiron që cdo gjë të jetë diçka magjike, e veçantë dhe e re.”
“Unë thjesht doja që të isha perfekte”.
Pasi u bë gati, ajo tha: “Kam ankth se sa i ngushtë ishte fustani … nuk mund të merrja frymë.”
“Unë kurrë nuk kam ndjerë dhimbje si kjo në jetën time.”