Këto janë detajet e koncertit të Dua Lipës (VIDEO)

By

Numërimi prapa ka filluar dhe tashmë kanë mbetur shumë pak ditë deri në koncertin e parë të Dua Lipës në vendlindje.

Ylli me origjinë nga Prishtina do të zbarkoj me 9 Gusht në Gërmi për fansat e shumtë dhe mbi të gjitha kauzën humanitare që e dominon këtë event.

Deri sot, shumë pak detaje janë kuptuar në lidhje me koncertin, por një pasqyrë të qartë e ka dhënë babai i këngëtares në një intervistë për Prive.

Dukagjin Lipa zbuloi se sipas të gjitha gjasave, Dua do përdor programin e Glastonbury Festival, që përfshin performanca për rreth një orë të plotë, teksa Kresha me Lyrical Son do t’i kenë të rezervuar rreth 40 minuta.

Për personat që kanë ngritur pikëpyetje se si mund të ketë koncert me katër këngë, mësohet se Dua do ta interpretoj gjithë albumin e saj, që i bie të ketë edhe krijime muzikore të padëgjuara nga masa paraprakisht.

Interesimi për koncertin e Dua Lipës është aq i madh saqë nuk përfshin vetëm Kosovën apo trojet shqiptare por gjithë rajonin e Ballkanit me një numër të projektuar prej rreth 10.000 pjesëmarrësve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm