Këngëtarja Zanfina Ismaili po përjeton një ditë të dhimbshme.
Përmes një kolazhi në profilin e saj në Instagram, ajo njoftoi se qeni i saj ka ngordhur mbrëmjen e djeshme.
“Mbreme Piko jem i mire na la. Ti je kon me shume se qeni jem,ti je kon shoku jem 24/7,dashnia jem,beba jem. Gjithmone kom me te kujtu. Te don nanushi shume”, shkroi Zanfina duke treguar se sa i dashur ka qenë Piko për të.
Të shumta kanë qenë komentet që këngëtarja i mori si ngushëllim nga fansat e miqtë e saj./Prive.al