Xhudistja Distria Krasniqi e ka mposhtur në finale kroaten Ana Viktorija Puljiz, duke i sjellë Kosovës medaljen e artë nga Oran i Algjerisë.
Krasniqi e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë, respektivisht në çerekfinale, me Ippon, e eliminoi xhudisten nga Qiproja, Sofia Asvesta.