Drejtuesit e Disney do të largojnë fjalën “Fox” nga studioja e tyre e filmit “20’th Century Fox” në një përpjekje të dukshme për ta distancuar atë nga veprimtaria e pronarit të mëparshëm, Rupert Murdoch.
Mediat amerikane sugjerojnë që Disney nuk dëshiron të shoqërohet me rrjetin e krahut të djathtë “Fox News” të mogulit të mediave.
Sidoqoftë, Disney nuk ka sqaruar detajet dhe arsyet e këtij veprimi.
Kjo kompani e bleu studion, me operatorët tjerë mediatik, në një marrëveshje 71 miliardë dollarëshe marsin e kaluar.
20th Century Fox është i njohur për prodhimin e disa prej filmave më të mëdhenj të të gjitha kohërave, përfshirë Avatar dhe Titanic.
Revista Variety, e cila publikoi lajmin për ndryshimin e emrit, tha se kishte folur me një burim anonim të Disney, i cili kishte thënë “unë mendoj se emri Fox do të thotë Murdoch, dhe kjo është toksike”.