Disa këshilla se si ta luftoni ankthin

By

Ankthi nuk është një gjendje mendore apo sëmundje, por një fazë që mund të trajtohet nëse jeni gati ta përballoni atë me ndihmën e një rutine të shëndetshme ditore dhe mbështetjen e bashkëmoshatarëve.

Truri juaj është “dhoma e kontrollit” të trupit dhe kjo do të thotë se truri juaj kontrollon gjithçka duke përfshirë trupin – funksionet e tij, mënyrën se si ndiheni dhe mendoni.

Andaj më poshtë i gjeni disa këshilla se si ta luftoni ankthin:

Rietiketoni atë që po ndodh

Ankthi ju bën të ndiheni sikur do të vdisni, por atëherë duhet t’i kujtoni vetes – është thjesht një sulm paniku dhe është i padëmshëm dhe i përkohshëm.

Merrni frymë thellë

Frymëmarrja e thellë ndihmon për t’u qetësuar. Përqendrohuni në thithjen e ajrit dhe nxjerrjen e tij në mënyrë të barabartë. Kjo ndihmon për të ripërqendruar mendjen tuaj.

Qëndroni drejt

Në një sulm paniku ju përkuleni dhe mbroni zemrën dhe mushkëritë, por kjo nuk është mirë. Ju duhet të tërhiqni shpatullat tuaja, të qëndroni në këmbë ose ulur me këmbë të hapura dhe të hapni gjoksin. Ky është një ushtrim shumë i dobishëm.

Më pak ose aspak sheqer

Ngrënia e një sasie të madhe të sheqerit përkeqëson ndjenjat e ankthit. Në vend që t’i drejtoheni çokollatës ose ëmbëlsirave të mbushura me sheqer, shkoni te proteinat ose pini një gotë ujë.

Flisni

Të gjithë e trajtojnë jetën ndryshe, sepse rrethanat janë të ndryshme gjithashtu, përbërja mendore e çdo individi është e ndryshme. Prandaj, disa prej jush mund të kenë nevojë për një dorë ndihme për t’u marrë me telashet e jetës. Andaj, flisni për situatën tuaj me miq, anëtarë të familjes dhe me kolegë ose këshilltarë shëndetësorë.

Ushtrime

Nuk po flasim për fitnes ose për vrapimin e një maratonë 50 km çdo ditë (edhe pse mund ta bëni këtë herë pas here), por aktivitete të thjeshta si ecja, vrapimi i ngadaltë, noti dhe joga. Zgjidhni çdo aktivitet dhe zhvilloni një rutinë, sepse këto ushtrime ndihmojnë trupin tuaj të relaksohet, si dhe të përgatitet përpara për çdo sulm paniku që fshihet nga këndi.

Gjumi

Mungesa e gjumit ose vështirësia për të fjetur në kohë mund të ketë një efekt negativ në shëndetin tuaj mendor, gjë që mund të çojë përfundimisht në sulme ankthi. Për ta shmangur këtë, zbuloni nëse po flini mjaftueshëm.

Dieta

Një dietë e ekuilibruar mund të jetë përgjigja për shumicën e problemeve tuaja shëndetësore. E njëjta gjë vlen edhe për ankthin. Vaktet e rregullta, që përmbajnë të gjitha grupet e rëndësishme ushqimore, do të mbajnë nivelet tuaja të energjisë të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.

Artikuj të ngjashëm