I mungoi skenës për një kohë duke u shpërngulur në Angli për cështje personale, mirëpo Blasta i cili ishte pjesë e Max Production ka ardhur në kosovë për të punuar në disa projekte të reja.
“Faj” ishte i pari që u publikua para pak javësh, dhe që arriti të marrë menjëherë vëmendjen e publikut.
Mirëpo, tani është koha për një tjetër produksion muzikor i cili do të jetë 100% produkt i Blastës, e po ashtu një detaj tjetër është se do ta lansoj pa videoklip për ta lënë gjithë fokusin te teksti e melodia e saj.
Por me klip do të vijnë disa bashkëpunime, për të cilat është duke u punuar.