Shkurti s’do mund të niste më mirë për këngëtaren Diona Fona.
Ndonëse e re në shoubizin shqiptar, ajo nuk po e ndalë ritmin duke qenë vazhdimisht aktive me projekte dhe koncerte.
E në këtë frymë do jetë edhe data e nesërme, 1 Shkurti në të cilën datë, Diona do publikojë këngën e re.
Paralajmërimin final e ka bërë sonte për rrjete sociale ku na ka ftuar të presim për ‘Ikim’.
Numërimi prapa ka filluar. /Prive.al/