Edhe Miley Cyrus fatkeqësisht ka humbur shtëpinë e saj nga zjarret në Kaliforni, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 25-vjeçare konfirmoi lajmin përmes rrjetit social Twitter, në natën e së dielës.
‘Të shkatërruar plotësisht nga zjarrit që preki komunitetin tim. Unë jam njëra nga ata. Kafshët e mia dhe dashuria e jetës time janë të sigurtë dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi tani’, ka shkruar ajo.
‘Shtëpia ime nuk ekziston më, por kujtimet e ndara me familjen dhe miqtë qëndrojnë të forta. Jam mirënjohëse për të gjitha që kam lënë. Dashuri dhe mirënjohje për zjarrfikësit dhe departamentin e policisë në LA’, shkroi Miley.