Digjet lokali i Kallashit

By

Donjeta Kosumi e njohur në popull si Kallashi ka pasur sërish problem në Kobra City. Pas bastisjes nga Policia muaj më parë, këtë herë ndodhi diçka tjetër.

Persona të pa identifikuar nga Policia e Kosovës pasi janë përleshur me menaxherët e lokalit të Kallashit dyshohen ti kenë vënë zjarrin Kobra City-t.

Në orën 04, kur menaxherët e këtij lokali ishin bërë gati që ta mbyllin lokalin ishin futur tre persona dhe kanë nisur të përleshën me ta. Pas përleshjes, gjithmonë sipas policisë, tre të dyshuarit kanë nisur të ushtrojnë dhunë ndaj menaxherëve të lokalit.

Berisha, thotë se të dyshuarit po ashtu kanë lidhur me zinxhirë tre personat që kanë qenë në lokal. Për KosovaPress, ai thotë se njëri prej menaxherëve ka marrë lëndime të rënda pasi që i ja në thyer shtatë dhëmbë.

“Tjetri ka shpëtuar me lëndime të lehta”, thotë Berisha.

Para pak minutash Kallashi ka dal me një deklaratë për një medie në Kosovë duke thënë se nuk ka pasur ndonjë problem me dikë.

Artikuj të ngjashëm