Ikona e bukurisë Diellza Kolgeci, pa dyshim se mes tjerash mbahet mend edhe për rolin e saj në filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’.
Suksesi i pakontestueshëm u ripërsërit në vitin 2012 me pjesën e dytë të filmit ku sallat e kinemave u mbushën përplot në dy termine, siç ndodh rrallë.
E rradha është për një tjetër pjesë, atë të tretë, xhirimet e së cilës kanë nisur së fundmi në Rugovë.
Modelja Aurela Hoxha vjen si prurje e re, teksa Florian Agalliu rikonfirmohet në rol filmik.
Por, ajo që nuk e kemi parë deri sot, ishte ‘qershia mbi tortë’, Diellza Kolgeci, që s’kishte se si të mungonte në xhirime. Në një prej fotove të fundit, ajo ‘sfidon’ bukurinë e natyrës me sensualitetin femëror e veshur thjeshtë në të kuqe.
Ndryshe, frytet e kësaj pune kolosale pritet t’i shijojmë pas disa muajsh xhirime dhe montazhë në projekt. /Prive.al/