Para disa ditësh, Diellza Kolgeci solli në jetë vajzën e saj të parë të cilës ia vendosi emrin Helena.
Ajo dhe i dashuri i saj, basketbollisti i njohur Fisnik Rugova, u bënë prindër për herë të parë, pas një kohe të gjatë në lidhje.
Çifti postoi fotografi të foshnjës në rrjete sociale dhe shprehën publikisht emocionet e tyre të para si prindër.
Tani disa ditë pas lindjes, Diellza ka dëshmuar se format e saj trupore janë po ato që kishte edhe sa nuk ishte shtatzënë.
Modelja paska arritur të vijë në vete për shumë pak ditë, madje po duket seksi si kurrë më parë.
Më poshtë mund ta shihni fotografinë dhe do të pajtoheni me atë që kemi shkruar më lartë./Prive.al