Ish-Missi Diellza Kolgeci është bërë nënë për herë të parë.
Lindja ka ndodhur pas mesnatës në një prej spitaleve private të kryeqytetit.
Lajmin e ka konfirmuar mikesha e ngushtë e Diellzës, Afërdita Paqarada para pak minutash përmes një postimi në rrjete sociale me buqetën e luleve për Diellzën në fokus.
Detajet tjera, përfshirë emrin e vajzës nuk janë bërë të ditura ende teksa mësohet se Diellza dhe e vogla gëzojnë shëndet të plotë.
Shumë urime e jetë të gjatë. /Prive.al