2015-ta ishte vit shpërthyes për Era Istrefin. Këngëtarja që ngjitej sigurt drejt suksesit me dy hitet e saj ‘Njo si ti’ e ‘Shumë pis’ me Ledri Vulën dëshmoi se e ka seriozisht qëndrimin në skenë.
Përgjatë verës ishte kryefjala e shtypit rozë me koncertet e stërmbushura dhe secili hap i saj përbënte interes.
Por duket se këtë kaptinë Era nuk do ta përmbyllë edhe pa një tjetër risi.
Diçka e re së shpejti është paralajmëruar nga menaxheri i saj përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Se çfarë do të sjell Era mbetet të shihet teksa fansat e saj presin me padurim një tjetër krijim që mban vulën e këngëtares. /Prive.al/