Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, do të shkëlqejë në festivalin e madh të muzikës që mbahet në Rumani nga data 10 deri më 14 korrik.
Dhurata është e vetmja këngëtare shqiptare që merr pjesë në këtë festival të madh muzikor, ku do të performojnë mbi 200 këngëtarë nga e gjithë bota.
Këngëtarja shqiptare do të performojë krah emrave të njohur botërorë si Travis Scott, Anitta, Wiz Khalifa dhe Fon Toliver.