Dhurata Dora ka qenë mjaft aktive këtë sezonë me projekte të reja muzikore.
Këngët e saj, ashtu si dhe bashkëpunimet po rezultojnë mjaft të suksesshme duke u dëgjuar jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në atë ndërkombëtar.
Së fundmi artistja i është gëzuar suksesit të këngës së saj të fundit “Mi Amor”, e cila është bashkëpunim mes saj dhe artistit nga Shqipëria Noizy.
“20 milionë klikime, në tre javë. Faleminderit,” ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e videos të publikuar në InstaStory. /Prive.al