Detaji që na kishte ikur: ‘Lidhja’ e pabesueshme e Gencit dhe Presidentëve amerikan

By

Megjithëse kanë kaluar gati dy javë nga zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-ve, shoku nuk është se ka kaluar.

Por përderisa dikush po i çan hallet në mënyrë serioze, dikush tjetër këtë proces po e merr me sportivitet dhe shaka.

Në grupin e dytë hyn edhe Genc Prelvukaj nga Etnon i cili përmes një postimi në Facebook ka shkaktuar të qeshura të mëdha kur ka zbuluar një detaj të pabesueshëm.

Ai ndër vite, i ka paraprirë në tekstet e tij emrat e presidentëve amerikanë.

Në vitin 2006, kur Barack Obama ishte akoma senator dhe do t’i hynte garës për Shtëpinë e Bardhë dy vite më vonë, Genci e ka përmendur në tekstin e ‘Le për mu mama’ dhe më pas, edhe Donald Trump-in tek ‘Mandarinë’.

Epikja e statusit të Gencit ka qenë ‘paralajmërimi’ për mundësinë e zgjedhjes së Amber Rose në postin e presidentes, meqenëse ajo ka qenë personazh i përmendur tek hiti i sivjetmë ‘Shake it’. /Prive.al/

adelina

Artikuj të ngjashëm