Në fillim të këtij viti, Sinan Hoxha përmes fejesës bëri publike lidhjen mbi dy vjeçare që e mbante të fshehtë me Andrra Destanin, shqiptaren nga Maqedonia që jeton në Hamburg të Gjermanisë.
Nga ajo kohë, dyshja u panë të pandashëm në të gjitha koncertet e Sinanit gjithandej ku ka shqiptarë.
Çifti ka vendosur të mos presë shumë duke kurorëzuar dashurinë me martesë këtë vit. Fiks sot një javë me 27 Gusht mbahet ceremonia e dasmës në një ditë për të cilën Sinani është kujdesur të jetë e paharrueshme.
Sipas disa burimeve, këngëtari do të marrë nusen në Kumanovë me helikopter teksa krushqit rrugën nga Tirana do ta përshkojnë përmes makinave.
Për atmosferën në celebrimin e Andrrës dhe Sinanit përgjegjëse do jenë këngëtaret Gjyste Vulaj e Artiola Toksa. /Prive.al/
DETAJE NGA DASMA E SINAN HOXHËS
Gus 20, 2015