“Dështova pesë herë me IVF para se të mbetja shtatzënë”, thotë Kourtney Kardashian

By

Kourtney Kardashian ka pranuar se ka dështuar pesë herë në procesin e fertilizimin in vito  (IVF), para se të mbetej shtatzënë me djalin e saj në mënyrë natyrale.

Kardashian ishte përgjigjur në pyetjet e fansave se si gjeti forcën ëpr të vazhduar pas kaq shumë raundeve të dështuara.

“Unë ndalova pas një viti përpjekjeje (pesë cikle të dështuara IVF) Trupi im u relaksua dhe besova në planin e Zotit për jetën time. E di sa e vështirë është të ndihesh sikur nuk po përpiqesh, por të besosh në planin e Zotit dhe të thuash lutjet e tua është kaq e fuqishme”, u përgjigj ajo.

Kardashian dhe bashkëshorti i saj, bateristi i Blink-182, Travis Barker, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Rocky, në nëntor. Të dy kanë gjithashtu fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme.

Artikuj të ngjashëm