Deklarata e Julit “penallti” për Shotën, aktorja si ndahet as në mbrëmje

By

Juli në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova shquhet për tonet e saj feministë në veprime e deklarata.

Mirëpo, një deklaratë e saj bëri xhiron në rrjet gjatë ditës së sotme.

Ajo e pranoi që ka rrahur këngëtaren Dafina Zeqiri vite më parë, deklaratë që solli reagimin e kësaj të fundit që indirekt, Julin e konsideroi “bushtër”.

Se ku e ka zanafillën sherri 15 vjeçar i Julit dhe Dafinës, artikulli në vijim ua sjell detajet.

Pas gati 15 vitesh ende në “armiqësi”, ja ku daton sherri mes Dafinës e Xhulit

E kjo deklaratë duket se ka qenë “penallti” për Shota Baraliun, një prej konkurenteve që pati polemikat më të ashpra me Julin sa ishte brenda shtëpisë.

Ajo e ka shfrytëzuar këtë për argument kundër Julit duke e nxjerrë kontradiktën.

“Gjyla që i përkrahë femrat e paska rrehë Dafinën. Plus, kjo që i ka premtuar prindërve që nuk gjej burrë në Big Brother VIP”, është shprehur Shota.

Ajo nuk i ka ndalur postimet as në mbrëmje.

Aktorja Baraliu ka ripostuar një shkrim të dikujt që kërkon rikthimin e saj në shtëpi sepse “paskemi gabuar (me Shotën)”.

“Femra si kjo trurin ma lujnë. Ani nuk ia dëgjon Dafinës këngët”, thuhet në postimin e shpërndarë nga Shota.

Të plotë e keni në vijim.

Artikuj të ngjashëm