Debat virtual: Rrezarta Shkurta kapet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit

By

Këngëtarja dhe ndërmarrësja shqiptare, Rezarta Shkurta, ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit kishte postuar një foto të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha, (nipit te ish-diktatorit Enver Hoxha) duke e quajtur atë një narkotrafikant të lirë.

Debate të forta u zhvilluan në rrjetet sociale dje, si nga ana e Rezartës ashtu dhe nga ana e Shkëlzenit, djalit të Sali Berishës, i cili  tha se do ta dërgonte në gjykatë për akuzat e ngritura për të.

Ndërsa Rezarta nuk ka vonuar me përgjigjen e saj dhe ka replikuar ndaj një tjetër statusi të bërë nga ana e Shkëlzenit në rrjetin social “Facebook”.

Rezarta me anë të një letre të hapur, tregon se familja e saj është përballur me shumë padrejtësi në kohën kur Berisha ishte në pushtet. Në fund këngëtarja i bën thirrje djalit të ish kryeministrit që të ketë kujdes për veten e tij, dhe jo për Ermalin i cili bëri burg pa prova.

Artikuj të ngjashëm